Ekskluzive: Nehar Sadiki firmos me Renovën

Mbrojtësi kumanovar Nehar Sadiki gjashtë muajt e ardhshëm do të jetë pjesë e Renovës. Lajmin ekskluzivisht e mëson redaksia jonë që njofton se 20 vjeçari këto ditë bashkohet me bardhë e kaltërtit nga Xhepçishti. Me angazhimin e mbrojtësit qendror Renova fiton shumë në cilësi, pasi ofron në përbërje futbollist me vlera, korpulent dhe premtues.

Sadiki i cili ka nisur karrierën te Milano e Kumanovës, ndërsa përmes Euromilkut u stacionua te Rabotniçki ku do të ngritej në një prej lojtarëve më të mirë. Paraqitjet e mira e imponuan në ekipet përfaqësuese të shpresave të Maqedonisë, ndërsa klube të jashtme shfaqnin interesim për shërbimet e tij. Periudhën që lëmë pas punohej në transferim të Nehar Sadikit jashta vendit, ndërsa vonesën e realizimit të kësaj lëvizje e shfrytëzojnë drejtuesit e Renovës që sigurojnë shërbimet e tij të paktën për gjashtë muajt e ardhshëm./InfOSport.mk

Leave a Reply