Bombë nga Italia! Ibrahimoviç rikthehet te Juventusi

Dita e sotme nga Italia sjellë një lajm bombë, që ka të bëjë me Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez për momentin ndodhet në Torino, ndërsa ka mjaftuar prezenca e tij që mediat në Itali, të shkruajnë për një rikthim të tij te Juventusi.

Zlatan Ibrahimoviç aktualisht është një futbollist i lirë, pasi u la i lirë nga ana e Mançester Junajtedit.

Ai pjesë e Juventusit ishte në periudhën 2004-2006, ndërsa që në sezonin e tij të parë arriti që të fitoj titullin e kampionit me Fabio Kapellon. Ai në sezonin e tij të parë realizoi 16 gola, por vetëm shtatë në të dytin, ndërsa pas rënies së “bardhezinjëve” në Serie B, ai u largua nga Torino, për t’iu bashkuar Interit.

Prezenca e tij e sërishme në Torino bashkë edhe me agjentin e tij Mino Raiola, bënë që drejtuesit e Juves të mos rinë të qetë dhe të mendojnë angazhimin e tij, duke e parë atë si të domosdoshëm për ndeshjet e sezonit të ri në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, ku “Zonja e Vjetër” pretendon për diçka më shumë.

Leave a Reply