Trepça transferon 3 futbollistë nga Serbia!

Nuk bëhet fjalë për Klubin Futbollistik shqiptarë “Trepça”, por për klubin që që vepron ilegalisht në teritorin e Kosovës, FK Trepça e menaxhuar nga pakica minoritare serbe në Kosovë, e që pretendon të jetë KF Trepça e vërtetë.

Këta të fundit gjatë ditës së sotme kanë bërë tre transferime nga Serbia, shkruan ‘futbollikosovar.com’.

Trepça në faqen e tyre kanë publikuar tre ardhjet e reja të cilat janë: Nikola Pantoviç, Petar Aksentijeviç dhe Nemanja Radojeviç.

Kujtojmë se ky klub i ashtuquajtur Trepça luan në ligën ilegale të serbëve në Kosovë, jashtë kompeticioneve të FFK-së, ndërsa këta të fundit nuk kanë marrur hapa konkrete për ta ndaluar këtë ligë.

Leave a Reply