Struga Trim Lum mund Goblenin në Ohër

Struga Trim Lum ka shënuar fitore minimale 1:0 në miqësoren e zhvilluar ndaj Goblenit në Ohër, njofton ‘infOSport.mk’.  Autorë i golit të vetëm për skuadrën kampione të vjeshtës në Ligën e Dytë – Perëndim ishte kapiteni Ardit Shaqiri në minutën e 15-të, gol ky që në fund doli të jetë edhe i vetmi i shënuar në këtë ndeshjes mes skuadrave shqiptare.

Të dy trajnerët ju dhanë mundësinë të gjithë futbollistëve që kishin në disponim, ndërsa me formën e tyre do të njihen edhe ndeshjeve në vazhdim, që do ti zhvillojnë këto dy skuadra.

Kësisoj Struga Trim Lum ndeshjen e saj të dytë në kuadër të ndeshjeve kontrolluese në Ohër do ta zhvillojë kundër Renovës me 1 shkurt, teksa për skuadrën kumanovare të Goblenit ishte kjo ndeshja e dytë, pas asaj të zhvilluar me Llapin e Xhengis Rexhepit.

Leave a Reply