Gëzimi dhe Vëllazërimi nuk janë më bashkë

Futbollisti i talentuar shkupjan, Gëzim Bakievski më nuk është pjesë e Vëllazërimit të Kërçovës, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti i talentuar shkupjan, i cili vite me rradhë luante me thuajse gjithë grupmoshat e reja të Metalurgut, janarin e vitit 2018-të vendosi të provoj veten edhe tek seniorët, duke i thënë po skuadrës së Vëllazërimit, mirëpo vetëm pas një viti ai i tha lamtumirë skuadrës kërçovare, e cila gjatë stinorit vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim u rendit vetëm në pozitën e katërt me 21 pikë, 6 më pak se skuadra e dytë në renditje, Labunishti.

Bakievski edhe pse i ri në moshë kishte një minutazh të konsiderueshëm te skuadra e Vëllazërimit, për të cilën skuadër kishte arritur të realizojë edhe dy gola.

Leave a Reply