Arbitri më i mirë i 2018-tës, i referon Shkupit me Sileksin!

Arbitri më i mirë i vitit 2018-të, sipas Federatës së Futbollit të Maqedonisë është përcaktuar kryesor për takimin që do të zhvillohet të dielën në Kratovë ndërmjet Sileksit dhe Shkupit. Këta të fundit nuk iu ka “ecur” mirë dhe kanë pasur histori jo shumë të mira sa i përket referëve kur kanë zhvilluar ndeshje në Kratovë, ndërsa kësaj radhe si duket nuk do të kenë ndonjë problem të tillë, pasi federata ka deleguar njërin prej më të mirëve për të ndarë drejtësinë në këtë përballje.

Bëhet fjalë për referin nga Ohri, Marjan Markoski që do të jetë kryesori në takimin Sileksi-Shkupi. Ndihmës të tij janë përcaktuar Zharko Todorovski dhe Simon Grdanoski, përderisa referi i katërt është Marian Eckoski.

Përballja Sileksi-Shkupi zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Kratoë, duke nisur nga ora 14:00. /InfOSport.mk

Leave a Reply