Gaçevski ankohet në referimin e arbitrëvе! Jam tepër i hidhëruar dhe i revoltuar

Kush humb ka të drejtë dhe të ankohet. Kështu ndodhi edhe me portierin e Vardarit, Filip Gaçevski, i cili me skuadrën e tij sot në Tetovë u mundën nga Shkëndija me rezultatin minimal 1:0. Ai pas përfundimit të ndeshjes tepër i revoltuar nga referimi i treshes së arbitrave pyeste nëse ja vlen që të zhvillohen derbi ndeshje në futbollin e Maqedonisë, kur rezultati sipas tij dihet para kohe.

“Vallë a ja vlen që të luhet kundër Shkëndijës? Për herë të dytë po na ndodh e njëjta. Do të dërgoja një apel deri te Federata e Futbollit të Maqedonisë që të mendohen mirë, pasi të gjithë na shohin dhe qeshen me këtë që po ndodh. Ky është një turp i madh për futbollin. Vjedhje e madhe. Të gjithë që ndoqën këtë ndeshje, e panë mirë atë që ndodhi. Nuk dua të ofendojë askënd, mirëpo gjithçka shihej qartë. Topi ishte rreth një metre pas vijës së golit, ndërsa arbitrat u bënë të verbër. Nuk dua të komentojë më shumë, jam tepër i hidhëruar dhe i revoltuar” – tha Gaçevski pas përfundimit të ndeshjes.

Gaçevski ishte një ndër më të merituarit që Vardari nga Tetova u largua me vetëm një gol në rrjetë, pasi i njëjti në 5-6 raste shpëtoi portën e tij.

Në fund Shkëndija falë golit të shënuar nga Omar Imer në minutën e 23-të shënoi fitore minimale 1:0, duke thelluar në plus 8 pikë diferencën ndaj Vardarit, që vazhdon të mbajë pozitën e dytë në renditje me 35 pikë.

Goli i Omar Imerit ndaj Vardarit

Goli i Omar Imerit ndaj VardaritSHKËNDIJA – VARDARI 1:0O. Imeri 23'

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 17 февруари 2019 г.

 

Leave a Reply