Shkupi lufton deri në fund, nga Kratova kthehet me një pikë (VIDEO)

FC Shkupi ëshët rikthyer me një pikë të madhe nga transferta në Kratovë në ndeshjen me Sileksin, kjo për faktin se u rikthye në lojë edhe përkundër disavantazhit prej dy golave që kishte gjatë 45 minutave të para, njofton ‘infOSport.mk’. Pjesa e parë u takoi futbollistëve vendas, të cilët avansuan me golat e Boban Georgiev (20’) dhe Marko Rajkoviç (40’).

Në pjesën e dytë të besuarit e trajnerit Umit Karan treguan një fytyrë krejtësisht tjetër, ndërsa thuajse gjatë gjithë 45 minutave të para ishin shumë këmbëngulës në kërkimin e golit në rrjetën e Efremov.

Shkupi ngushton epersine e Sileksit

Shkupi ngushton epersine e Sileksit SILEKSI – FC SHKUPI 2:1(S. Kocev a.g 72')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 17 февруари 2019 г.

Dhe një gjë e tillë për herë të parë në këtë ndeshje dha rezultat në minutën e 76-të, kur Stefan Kocev gaboi dhe realizoi në rrjetën e gabuar një gol mjaft atraktiv me kokë, ndërsa golin e barazimit futbollistët e FC Shkupit e gjetën në minutën e 93-të përmes rezervistit Artan Veliu, i cili pasi pranoi një top në zonën kundërshtare nga bashkëkombasi i tij, Amir Bilali, nuk gaboi dhe me një goditje për tokë solli shumë gëzim në mesin e tifozëve të tij, “Shvercerat”, të cilët në një numër të madh kishin vendosur të përkrahin skuadrën e tyre të zemrës në këtë udhëtim në Kratovë.

Shkupi arrinë të barazojë në minutat shtesë, nga Kratova kthehet me një pikë

Shkupi arrinë të barazojë në minutat shtesë SILEKSI – FC SHKUPI 2:2(A. Veliu 90+3')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 17 февруари 2019 г.

Pas këtij barazimi 2:2, FC Shkupi vazhdon të mbajë pozitën e 5-të në renditje me 24 pikë, 3 më pak se Rabotnçki i vendit të katërt, ndërkohë Sileksi mbetet në pozitën e  8-të me 19 pikë të tubuara.

Leave a Reply