Aleksovski operohet me sukses, vizita e parë nga Bajrami dhe Becko 

Portieri i skuadrës bardheklatër Igor Aleksovski sot në mbrëmje me sukses ka kryer intervenimin kirurgjikal. Portieri i parë i FC Shkupit, i cili me klubin kishte nënshkruar kontratë në korrikun e vitit 2018, ishte në formë të mrekullueshme. Por në fazën përgatitore në Antali, ai gjatë stërvitjeve kishte këputur ligamentet e këmbës së djathtë, që detyroi atë para kohe të lë kampin stërvitor dhe të kthehet në Shkup, ku mjekët konstatuan se do të duhej ndërhyrje kirurgjike. Kjo ka bërë që Aleksovski të mbetet jashtë fushës deri në fund të sezonit pranvor.

“Ndjehem shumë mirë, me sukses kaloi ndërhyrja kirurgjikale, ndërsa unë falënderoj të gjithë për mbështetjen që më dhanë. Tani shpresoj të kem rehabilitim të mirë dhe të kthehem sa më i fortë në terrenet sportive”, është shprehur Aleksovski për faqen zyrtare klubit bardhekaltër.

Sipas udhëzimeve të stafit mjekësor, Aleksovski do të qëndrojë në spital së paku deri të mërkurën, që më pas të vazhdojë me mjekim shtëpiak.

Vizitën e parë Aleksovskit pas operimit ja bënë dy bashkëlojtarët e tij te Shkupi, kapiteni Muharem Bajrami dhe mesfushori Besar Iseni.

Leave a Reply