Zekirja Ramadani me Feronikelin e tij marrin kryesimin në Superligën e Kosovës

Feronikeli i Zekirja Ramadanit që në javën e parë të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar është rikthyer në krye të tabelës së klasifikimit njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra nga Drenasi në ndeshjen e zhvilluar gjatë ditës së sotme, e vlefshme për javën e 18-të në ‘Ipko Superligë’, në Prizren mundën Lirinë me rezultatin 2:0.

Që të dy golat për Niklin në këtë transfertë i realizoi Kastriot Rexha, edhe atë që gjatë 45 minutave të para.

Për Feronikelin e Ramadanit ishte kjo fitorja e 13-të sezonale, duke u rikthyer kështu në pozitën e parë të tabelës së klasifikimit me 42 pikë, 2 më shumë se Prishtina e Mirel Josës, që sot në derbin prishtinas u mund nga Flamurtari me rezultatin 2:0.

Leave a Reply