Barcelona pasuesin e Luis Suarez e gjen në Francë

Barcelona ka identifikuar sulmuesin e Lille, Nikolas Pepe, si një objektiv parësor të merkatos së verës, shkruan “France Football”.

Skautët e klubit “katalunas” e kanë vëzhguar futbollistin nga Bregu i Fildishtë në ndeshjet e “Ligue 1”, së fundi kundër Montpelje, dhe janë bindur nga aftësitë e tij, shkruan Telesport.

Tashmë bindja është krijuar dhe synohet t’i bëhet ofertë lojtarit dhe klubit që ka kartonin e tij në merkaton e kësaj vere.

Pepe ka shënuar 16 gola në 25 ndeshje për Lille, këtë sezon, ndërkohë që ka kontribuar edhe me 8 asiste.

Futbollisti në fjalë shihet si një zëvendësues i mirë për Luis Suarez, me uruguajanin që e ka pranuar vetë se duhet t’i gjendet pasuesi në “Kamp Nou”.

Trajneri i Lille, Kristof Galtier, ka deklaruar se sulmuesi i tij do të bashkohet vetëm me një klub, që luan në Ligën e Kampionëve. Forma mbresëlënëse e Pepe ka rënë në sytë e shumë klubeve europiane, përfshirë Arsenalin, Bajern Munihun dhe Mançester Junajtedin. Megjithatë, katalanasit po veprojnë shpejt, që të mbyllin gjithçka para të tjerëve, sikurse bënë me mesfushorin e Ajaksit, De Jong.

 

 

 

Leave a Reply