Renova-Vardari do të luhet me 6 arbitra

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë vjen të dielën me ndeshjet e saj të javës së 20-të.

Ndeshja në Tetovë midis Renovës dhe Vardarit është mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat për sa i përket vazhdimësisë së kampionatit, njofton “infOSport.mk”.

Edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë i ka dhënë vëmendjen maksimale, duke vendosur 6 arbitra, ku kryesor do të jetë arbitri me shenjën e UEFA-s, Aleksandar Stavrev.

Ndihmës të tij do të jenë Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov, arbitër i katërt do të jetë Daniel Vasilevski, teksa pas portës do të qëndrojnë Konstantin Vlaho dhe Marjan Mladenovski, që të gjithë nga Shkupi.

Ndeshja midis Renovës dhe Vardarit të dielën (24 shkurt) starton në ora 14:00.

 

Leave a Reply