Renova 5 ndeshje me rradhë pa fitore

Renova ndodhet në një krizë të rezultateve. Skuadra nga Xhepçishti javën e parë të stinorit pranveror barazoi 1:1 me Rabotniçkin në transfertë, duke vazhduar kështu serinë e ndeshjeve pa fitore në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Për herë të fundit Renova kishte fituar në kuadër të javës së 14-të kundër Pobedës në Tetovë (2:1) me 10 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa që nga ajo ndeshje “gjipspunuesit” kanë regjistruar 3 barazime dhe 2 disfata.

Renova ishte mundur si mysafir ndaj Bellasicës (1:3) në Strumicë, ndërsa gjithashtu kishte pësuar si vendas ndaj Shkëndijës (0:0), teksa kishte barazuar ndaj Akademia Pandevit (1:1) si vendas, si dhe ndaj FC Shkupit (1:1) dhe Rabotniçkit (1:1) në Shkup.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply