Talenti shkupjan, Erkan Shabani prezantohet te Futsal Shkupi

Një ndër talentët e futbollit vendor në palestër, Erkan Shabani sezonin e ri futbollistik do të luaj te Futsal Shkupi, njofton “infOSport.mk”. Shabani te skuadra nënkampione e Maqedonisë vjen nga rradhët e Juventus Seravës, pjesë e së cilës ishte tre vitet e fundit.

“Jam i lumtur që i bashkohem skuadrës së Futsal Shkupit, që për çdo vit lufton për titullin e kampionit. Besoj se edhe këtë vit ambiciet janë të njëjta, ndërsa shpresojmë se gjithë së bashku me përgatitje të mira mund t’ia arrijmë qëllimit që të rikthejmë titullin e kampionit në Çair. Pikërisht ky do të jetë edhe synimi kryesor i skuadrës sonë, që vërtetë meriton një gjë të tillë” – tha enkas për “infOSport.mk”, Erkan Shabani.

20-vjeçari pritet të sjellë shumë freski në rradhët e Futsal Shkupit, që përveç Shabanit në rradhët e saja ka arritur që të sjellë edhe një ish “juventin”, Nermin Bishevac.

Leave a Reply