Kapiteni Nuhiu i Renovës flet për derbin me Vardarin

Renova në Tetovë do të mirëpret Vardarin, në një nga ndeshjet më interesante të javës së 20-të në LPFM. Bëhet fjalë për dy skuadra mjaft cilësore, me Renovën që është përforcuar dukshëm gjatë merkatos së dimrit, dhe Vardarin që edhe përkundër ikjes së disa yjeve, beson të vazhdojë traditën në ndeshjet ndaj skuadrës nga Xhepçishti.

“Kuqezinjtë” nga Shkupi 15 ndeshje me rradhë nuk dinë për disfatë në përballjet me Renovën, mirëpo sipas kapitenit Fisnik Nuhiu, është kjo koha e duhur që të ndërprejnë këtë seri negative, që daton nga 19 prilli i vitit 2015-të

“Ndeshje derbi, kundër një kundërshtari me disa futbollistë shumë cilësorë. Ne gjatë javës kemi punuar shumë, duke kërkuar se si të shfrytëzojmë dobësitë e tyre dhe do mundohemi ti dënojmë. Kemi besim te skjuadra jonë pas asaj ndeshje kualitative që zhvilluam kundër Rabotniçkit. Tani edhe besimi në ekip është i lartë. Duhet sa më pak të gabojmë dhe të jemi shumë të saktë në finalizimin e aksioneve” – tha enkas për “infOSport.mk” kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.

Leave a Reply