Gjoka thotë se fitoret e Shkëndijës janë meritë e futbollistëve

Shkëndija e Tetovës pas 6 xhirove të para është skuadra e vetme që nuk ka shijuar ithtinë e disfatës, ndërsa kjo ka bërë që “kuqezinjtë” të kryesojnë renditjen, edhe pse paralelisht luanin ndeshjet e tyre edhe në Europë, njofton “infOSport.mk”.

Një ecje kaq pozitive, ka lënë të kënaqur edhe trajnerin Ernest Gjoka, i cili pas fitores së fundit ndaj Akademia Pandev në Tetovë, u shpreh: “Normal asnjë ndeshje nuk është e lehtë dhe duhet patjetër të jemi të kujdesshëm, por mendoj që futbollistët janë duke dhënë maksimumin, janë duke bërë shumë mirë dhe këto janë fitore të tyre. Nuk është kollaj që të vraposh të enjten me maksimumin e mundësive, të vraposh të dielën në maksimumin, e shihni që po bëj edhe pak rotacion  për t’i ruajtur futbollistët. Gjithsesi shumë e rëndësishme është të mbajmë këtë ritëm dhe të ecim përpara” – u shpreh fillimisht Gjoka, për të vijuar më pas: “Unë pretendoj dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm. Jemi në një ritëm pozitiv dhe fitoret gjithmonë të mbajnë në ritëm, por që duhet të kujdesshëm sepse kampionati është shumë i vështirë, çdo ndeshje është e vëshitrë dhe sidomos kundër neve çdokush jep maksumin e tij. Sigurisht se neve na duhet fitorja që të mbajmë këtë ritëm dhe të ikim përpara. Të jemi të kujdesshëm, të qetë. Të mbështesim njëri tjetrin që nga tifozi e deri lartë te kryesia, sepse kjo punë që bëjmë ne do shumë durim. Dhe për mua durimi është virtyt, ato që e kuptojnë këtë punë dhe i japin durimin skuadrës sepse kjo punë nuk është një apo dy javë. Flasim për një vit kalenderik dhe në këto momente mund të kemi momente të mira dhe të këqia. Kampionati sapo ka filluar dhe është shumë i gjatë. Duhet mbështetje dhe të jemi gjithë bashkë për të ecur përpara.”

Leave a Reply