Trajneri i Bellasicës je opinionin e tij për ndeshjen me Shkëndijën

Skuadra kampione e Shkëndijës gjatë ditës së sotme në terren vendas do të mirëpret skuadrën e parafundit në tabelë, Bellasicën, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë kjo një transfertë shumë  e vështirë për skuadrën nga Strumica, ndërsa një gjë të tillë ka parasysh edhe trajneri Rade Cicmiloviq.

Ai thotë se sot do të përballen me skuadrën më të mirë në kampionat, megjithatë është sportive që në fund të shpresojnë në një rezultat pozitiv.

“Për këtë ndeshje jemi përgatitur si për çdo ndeshje tjetër. Do të japim maksimumin për tu kthyer në Tetovë të pamposhtur. Respekt për Shkëndijën, ata janë skuadra më e mirë në kampionatin tonë, mirëpo është sportive të shpresojmë në një rezultat pozitiv. Besoj në futbollistët e mi dhe në atë se mund ta befasojmë kampionin” – tha enkas për “infOSport.mk” trajneri i Bellasicës, Rade Cicmiloviq, i cili për këtë ndeshje do të mund të llogarisë në gjithë futbollistët që ka në disponim.

Leave a Reply