Doriev paralajmëron Shkupin, duam fitoren e tretë në pranverë

Akademia Pandev sot në kuadër të javës së 21-të në elitën e futbollit vendor do të mirëpret FC Shkupin. Në mungesë të një derbi të vërtetë, kjo ndeshje mund të konsiderohet si e tillë, duke psur parasysh se të dyja skuadrat në ndeshjet e stinorit pranveror nuk dinë për disfatë, njofton “infOSport.mk”.

Akademia Pandev ka regjistruar fitore në të dyja ndeshjet, teksa Shkupi një fitore dhe një barazim.

“Kemi startuar shkëlqyeshëm, dy ndeshje, dy fitore. Shpresojë se do të vijojmë me këtë tempo. Sa i përket Shkupit, e respektojmë maksimalisht, ata janë në skuadër e shkëlqyeshme, e fortë dhe me shumë futbollistë të mirë dhe me përvojë. Megjithatë shpresojë se fati do jetë në anën tonë dhe se pikët do mbesin tek neve” – tha enkas për “infOSport.mk”, kapiteni i Akademia Pandev, Lupçe Doriev, i cili në dy ndeshjet e para të stinorit pranveror realizoi dy gola, ndërsa pret që të shënojë edhe të tretin me rradhë.

“Shpresoj se do të vazhdojë me gola dhe se do të realizojë edhe golin e tretë në ndeshjen e tretë me rradhë. Mirëpo kjo nuk është edhe aq e rëndësishme, me rëndësi është të fitojmë, pavarësisht se kush do të shënojë” – përfundoi Doriev, i cili me 8 gola të shënuar mban epitetin e golashënuesit më të mirë te skuadra e Akademia Pandev.

Ndeshja Akademia Pandev – FC Shkupi do të zhvillohet në stadiumin “Mladost” në Strumicë me fillim në ora 14:00.

Leave a Reply