Milani me një mungesë shumë të rëndësishme ndaj Interit

Lajm aspak i mirë për tifozët dhe trajnerin e Milanit në prag të super derbit me Interin.

Siç raporton ‘MilanNeës.it’, sulmuesi kroat, Ante Rebiç do ta humbasë derbin milanez që në program është të shtunën.

Rebiç e dislokoi bërrylin në ndeshjen ndaj Krotones, ndërsa pas kontrolleve të detajuara, stafi mjekësor bëri me dije se kroati nuk do të jetë në gjendje për të luajtur kundër Interit.

Përveç Rebiç, trajneri Stefano Pioli për këtë super ndeshje nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e dy mbrojtësve, Mateo Gabia dhe Leo Duarte, pasiqë kishin rezultuar pozitiv me Covid-19.

Leave a Reply