Lojë agresive në Lubjanë, për 20 minuta 4 kartona të verdhë për Maqedoninë

Fillimi i ndeshjes në “Stozhice” të Lubjanës ndërmjet Sllovenisë dhe Maqedonisë ka treguar lojë agresive në 20 minutat e para, me përfaqësuesen e vendit që është ndëshkuar me katërt kartona të verdhë.

Mbrojtësi Egzon Bejtullai u ndëshkua i pari për një start të palejuar, ndërsa pas tij Visar Musliu për shkak të një ndërhyrje të palejuar që bëri ndaj kundërshtarit në mesfushë, ndërsa për të njejtin rast u ndëshkuan edhe Nesterovski dhe Pandevi për debatin dhe reagimet që bënën ndaj arbitrit.

Pak minuta më vonë radha ishte për Boban Nikollovin që për një mosmarrëveshje me reprezentuesin slloven Ilic që nuk i nevojitej fare u ndëshkua nga kryesori i takimit me karton të verdhë.

Leave a Reply