Ndeshja e turit të dytë eliminator të Evropianit 2020 ndërmjet Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut bëri që presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini dhe ai i UEFA-së Aleksandar Çeferin të ndjekin së bashku ndeshjen nga tribuna VIP e stadiumit “Stozhice”.
Kreu i UEFA-së, përveç urimit me letër që dërgoi në FFM, ai shfrytëzoi këtë rast për t’i uruar edhe njëherë Sejdinit postin e ri të presidentin në Shtëpinë e Futbollit vendor. Kujtojmë që Çeferin është nga Sllovenia, ndërsa disa vite më parë u zgjedh ne krye të UEFA-së, duke zëvendësuar kështu Mishel Platinin.
Çeferin dhe Sejdini kanë marëdhënie të mira nga e kaluara, ndërsa edhe në të ardhmen pritet e njejta të vazhdojë dhe bashkëpunimi mes dy palevë të forcohet edhe më shumë. Takimi mes Sllovenisë dhe Maqedonisë u mbyll me barazim 1:1. /InfOSport.mk