Fazliu: Besojmë fuqishëm në fitore ndaj Vardarit

Lavdrim Fazliu, një ndër futbollistët më të talentuar në futbollin vendor ka folur rreth takimit që e pret skuadrën e tij, Rabotniçkin përballë Vardarit. Bëhet fjalë për një derbi lokal, ku të dyja skuadrat futen me ambicie për të marrë 3 pikët,  të cilat sipas Fazliut kësaj rradhe do të regjistrohen në konton e “romantikëve”.

“Po, sigurisht se do të bëjmë gjithçka të mundur që në fund ti marrim 3 pikët e plota. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, mirëpo besoj se me një fitore sot, besimi ynë do të ishte edhe më i madh, kështu që besojmë fuqishëm në një fitore të madhe sot përballë Vardarit” – tha enkas për “infOSport.mk” sulmuesi i krahut të Rabotniçkit, Lavdrim Fazliu.

Ndeshja midis Rabotniçkit dhe Vardarit do të zhvillohet në “Telekom Arena”, aty ku së fundmi fitues kishte dalë Vardari me rezultatin 2:0, falë golave të shënuar nga Barsegian dhe Brdarovski.

Leave a Reply