Rabotniçki emëron zëvendësuesin e Zhikica Tasevskit

Skuadra e Rabotniçkit ka emëruar për trajner Bazhe Lazerevskin. Lajmin e zyrtarizuan vet “romantikët” në faqën e klubit, me Lazarevskin që vjen si zëvendësues i Zhikica Tasevskit që dha dorëheqje ditën e djeshme.

Lazarevskin vjen nga kategoritë e reja të Rabotniçkit, ndërsa ekipin e parë nga parku i qytetit do ta udhëheq deri në fund të sezonit. Ndihmës të Lazarevskit do të jenë Tomislav Franc, Slavço Georgievski dhe Dragi Atanasovski.

Lazarevski me Rabotniçkin do të debutoj të dielën kundër Makedonija Gjorçe Petrovit.

Leave a Reply