Ajo që bëri Kirovski, pa dyshim mund të quhet huçja e vitit! (VIDEO)

Në ndeshjet e javës së 26-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë është regjistruar ndoshta edhe huçja e vitit, të cilën e bëri sulmuesi i Makedonija Gj.P, Hristijan Kirovski, njofton “infOSport.mk”.

Ai në përballjen me skuadrën e Sileksit në Kratovë nga një afërsi prej 10-11 metrash në vend që të godiste në mënyrë precize dhe të vendoste topin pas shpinës së portierit vendas, Efremov, goditi jashtë kuadratit, duke lëshuar në ato momente rastin për të vendosur fatin e takimit në favorin e skuadrës së tij, që në fund nxorri vetëm një barazim 1:1 nga ky udhëtim.

Huçja e sezonit……Hristijan Kirovski

Huçja e sezonit……Hristijan Kirovski

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 3 април 2019 г.

Për më tepër golin e barazimit vendasit e shënuan pikërisht në vazhdim të aksionit, pas kësaj huçje të madhe të Kirovskit, duke përfituar një penalti, të cilën më pas në gol e shndërroi, Darko Aleksovski, transmeton “infOSport.mk”.

Sileksi ndëshkon Makedonija GJ.P, barazohet rezultati në Kratovë

Sileksi ndëshkon Makedonija GJ.P, barazohet rezultati në KratovëSILEKSI – MAKEDONIJA GJ.P 1:1(D. Aleksovski 66' – pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 3 април 2019 г.

Ndërkohë ishte pikërisht Kirovski, ai i cili në minutën e 41-të kishte kaluar në epërsi Makedonija Gj.P, por i njëjti u turpërua edhe në minutën e 65-të, kur edhe mund ti siguronte fitoren skuadrës së tij.

Makedonija GJ.P e mbyll me epërsi minimale pjesën e parë ndaj Sileksit

Makedonija GJ.P e mbyll me epërsi minimale pjesën e parë ndaj Sileksit SILEKSI – MAKEDONIJA GJ.P 0:1(H. Kirovski 41')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 3 април 2019 г.

Në fund barazim 1:1, me të cilin të dyja skuadrat nuk ndryshojnë pozita, Makedonija GJ.P me 31 pikë renditet në pozitën e 7-të, teksa Sileksi me 25 pikë mban pozitën e 8-të.

Leave a Reply