Ish-trajneri i Real-it dhe Barçës: Nuk arrij ta kuptoj pse Modric ka fituar Topin e Artë

Topi i Artë i fituar nga Luka Modric ka krijuar shumë debate.

Radomir Antic, ish-trajner i Real Madrid dhe Barcelona, ka kritikuar ashpër vendimin për të vlerësuar mesfushorin kroat.

“Si mund të konsiderohet Modric më i miri? Nuk arrij ta kuptoj si e ka fituar Topin e Artë, është absurde, nuk ka kuptim. Nuk jep asiste, nuk shënon”.

“Topi i Artë duhet të fitohet nga lojtarë si De Bruyne, që bëjnë më mirë se të tjerët”, ka thënë Antic.

Leave a Reply