Shkëndija thellon diferencën ndaj Vardarit, ja si duket renditja tabelare pas 26 javëve

Shkëndija ka vazhduar me rezultatet dhe paraqitjet pozitive në ndeshjet e Ligës së Parë, me ç’rast “kuqezinjtë” të mërkurën shënuan edhe fitoren e 18-të në 26 javë kampionat, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët e vendit dje mundën Akademia Pandevin në Strumicë, ndërsa në ndeshjen e tij të dytë me rradhë arriti që të shënojë mbrojtësi Visar Musliu. Goli i tij u solli “kuqezinjëve” edhe 3 pikë të reja, duke grumbulluar kështu plotë 59-të, apo 10 më shumë se ndjekësi më i afërt Vardari, që barazoi pa gola ndaj Pobedës në Ohër.

Akademia Pandev me 45 pikë mban pozitën e tretë, duke lënë pas vetes Renovën që në duelin direkt për vendin e katërt mundi FC Shkupin. Renova falë kësaj fitore tashmë numëron 36 pikë, 3 më shumë se skuadra nga Çairi dhe Rabotniçki, ndërsa Makedonija GJ.P me 31 pikë renditet në pozitën e 7-të.

3 pozitat e fundit që nuk janë aspak të rehatshme, janë të rezervuara për Sileksin me 25 pikë, Bellasicën 23 dhe Pobedën 19 pikë.

 

Leave a Reply