UEFA shkruan për Rashicën, 11 ndeshje 9 gola (VIDEO)

Faqja zyrtare e UEFA-s në gjuhen gjermane në rrjetin social “Tëitter” nuk ka mundur të përbahet por të reagojë për formën e jashtëzakonshme të Milot Rashicës këtë vit, pas golit të kosovarit në Kupën e Gjermanisë.

Milot Rashica e frymëzoi Verder Bremenin drejt arritjes në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 2:0 kundër Shalke 04 në Gelzenkirshen të mërkurën mbrëma në kuadër të ndeshjes çerekfinale.

Ylli kosovar tashmë numëron dy gola në tre paraqitje për Bremenin në ndeshjet e  kupës, derisa në total i ka realizuar 9 gola në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë vit.

Pikërisht këtë ua ka kujtuar faqja e UEFA-s në gjuhën gjermane ndjekësve të vetë në “Tëitter”: “Rashica në vitin 2019: 11 paraqitje, 9 gola”.

 

Leave a Reply