Publikohet vendimi për arbitrin e ndeshjes shumë të përfolur, Juventus-Milan

Në mbledhjen e sotme mes drejtuesve të klubeve, kapitenëve dhe disenjatorit të arbitrave në Itali, është folur për shumë tema të diskutueshme mbi vendimet e gjyqtarëve por mbi të gjitha është diskutuar për vendimet që aq shumë u përfolën në ndeshjen e fundjavës mes Juventusit dhe Milanit, ku kuqezinjtë pretenduan për dy penallti.

Nga mbledhja pritej gjithashtu të merrej një vendim nëse arbitri i asaj ndeshje, Fabri, do të pezullohej apo jo. Në fund ishte vetë Ricoli i cili mohoi një pezullim nga detyra të Fabrit, duke shtuar se gabimet e bëjnë një gjyqtar të rritet më shumë dhe shtoi se të njëjtat situata i kanë ndeshur dhe vetë atij, por nga kjo mësohet më shumë.

Megjithatë e sigurt është se në Itali nuk do të ndalen me kaq polemikat, teksa komentet kundër arbitrit kanë qenë të shumta jo vetëm nga opinioni por edhe nga drejtuesit e Milanit, duke pretenduar se gabimet e arbitrit nuk ishin njerëzore por tendencioze. (vipsport.al)

Leave a Reply