Në Itali e bëjnë fakt të kryer çështjen e trajnerit te Kombëtarja shqiptare! Për habi nuk është Zakeroni, por…!

Ditëve të fundit nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk kanë dalë me detaje lidhur me emrin e trajnerit të ri, ndërsa më shumë me këtë çështje si duket po merren mediat italiane.

Nëse është për të ju besuar atyre, nuk është Alberto Zakeroni ai i cili do të marrë drejtimin e skuadrës “kuqezi”, por Edi Reja, emri i cili i pari kishte qarkulluar nëpër media.

Madje ky i fundit kishte qenë prezent në Shkodër për të ndjekur ndeshjen e parë të ciklit të ri eliminatorë kundër Turqisë, në të cilën ndeshje “kuqezinjtë” ishin mundur me rezultatin 0:2.

Kishte mjaftuar kjo humbje që FSHF të shkarkoj trajnerin e deritanishëm Kristian Panuçi, ndërsa me shumë gjasa edhe pasuesi i tij do të jetë italian, edhe atë Edi Reja. Një gjë të tillë pohon “Radio Kiss Kiss” në Itali, që madje e bënë fakt të kryer këtë gjë, duke saktësuar se kanë mbetur vetëm edhe disa midis Edi Rejas dhe FSHF-së.

Detajet e fundit për t’u caktuar, gjithmonë sipas mediave italiane kanë të bëjnë me anën financiare. Po ashtu, thuhet se Reja ka zgjedhur tashmë edhe ndihmësin e tij në stolin e Shqipërisë, që do të jetë Koluçi.

Leave a Reply