Liga e Kampionëve rikthehet me dy super përballje sonte

Rrugëtimi drejt finales së madhe që këtë vit luhet në stadiumin “Vanda Metropolitano” të Atletiko Madridit, fillon sonte me dy ndeshjet e para çerekfinale.

Pasi që luajti ndeshjen e parë në Premier Ligë në stadiumin e sapo ndërtuar, Totenhami sonte do të debutojë edhe në Ligën e Kampionëve në stadiumin e saj të ri.

Kundërshtar i “Spërsave” është skuadra kampione e Anglisë, Mançester Siti, që këtë vit synon të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm.

Një ndeshje tepër interesante pritet të jetë kjo mes dy skuadrave angleze, që janë duke shkëlqyer edhe në Premierligë, aty ku do të takohen sërish me 20 prill. Pra plotë 3 ndeshje brenda 11 ditëve midis këtyre dy skuadrave, ku do të vendoset edhe fati i Sitit, nëse kjo skuadër do të jetë në gjendje për të luftuar për të gjitha trofetë e mundshëm të këtij viti.

Ndërkohë në takimin tjetër të mbrëmjes së sotme Liverpulli i Jurgen Klop do të mirëpret Porton. “Të Kuqtë” shihen si favoritë në këtë ndeshje, ndërsa dëshira e tyre është që edhe këtë vit të luajnë në finalen e madhe, duke mos harruar këtu se janë në luftë të ashpër me Sitin edhe për titullin e kampionit në Angli.

Të dyja ndeshjet sonte startojnë në ora 21:00.

Leave a Reply