Struga Trim Lum tashmë edhe me sajtin e saj zyrtarë

Struga Trim Lum aktualisht po udhëheq renditjen në Ligën e Dytë – Perëndim, dhe me shumë gjasa në fund të kampionatit mund të kururëzohet me titullin kampion, e që automatikisht atyre do të ju mundësonte të luanin në elitën e futbollit vendor për sezonin e ardhshëm. Dhe nisur nga ky fakt skuadra tashmë po i ngjan një skuadre mirë të organizuar në të gjitha strukturat, ndërsa së fundmi kjo skuadër është pajisur edhe me sajtin zyrtarë, duke u bërë një ndër skuadrat e rralla nga liga e dytë që posdeon edhe këtë dukuri.

Përveç tyre në Konferencën e Perëndimit, është edhe skuadra e Pelisterit që ka sajtin e vetë dhe ku publikohen informacione rreth ndeshjeve të tyre, ndërsa vlen të ceket se ekzistojnë disa klube në Ligën e Parë që nuk posedojnë një gjë të tillë.

Ndër skuadrat e elitës që nuk kanë sajtin e tyre zyrtarë janë Sileksi dhe Renova, ndërsa Pobeda, si dhe dy skuadrat nga Strumica, Bellasica dhe Akademia Pandevi, edhe pse posedojnë sajtet e tyre, të njëjtit nuk funksionojnë ashtu siç duhet, pasi mungojnë informacione të freskëta.

Leave a Reply