Jusuf: Të shfrytëzojmë formën jo të mirë të FC Shkupit

Shkupi nesër në Çair do të tentojë ti jap fund serisë prej 5 disfatave të njëpasnjëshme, që e zbritën skuadrën nga Çairi në vendin e 7-të, 3 pozita më poshtë se që ishte javë më parë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Umit Karan në ndeshjen e fundit pësoi disfatë 2:1 në Çair nga Rabotniçki, ndërkohë kundërshtari i tyre Sileksi në këtë përballje vjen pas një fitore të madhe 1:0 në transfertën kundër rivalit kryesor për mbijetesë, Bellasicës. Kjo fitore ka bërë që atmosfera te skuadra nga Kratova të përmirësohet dhe të rriten shpresat madje edhe për mbijetesë të drejtëpërdrejtë, duke pasur parasysh se tashmë diferenca mes këtyre dy skuadrave është 5 pikë në favor të skuadrës nga Çairi.

“Do të jetë kjo një ndeshje shumë e vështirë. Shkupi ndodhet në një krizë rezultatesh. Ata tashmë 5 ndeshje me rradhë po humbin ndeshjet e tyre, nuk janë në formën e tyre më të mirë, ndërsa neve dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë gjë dhe në fund nga Çairi të largohemi për një rezultat të favorshëm” – tha kumanovari,  Alpaj Jusuf, duke shtuar se megjithatë Shkupi në këtë përballje ka avantazhin e terrenit vendas, aty ku tifozët e kësaj skuadre kanë fjalën kryesore: “Edhe përkundër rezultateve të tyre, ata janë në avantazh, pasu luajnë para tifozëve të tyre, të cilët lirisht mund të them se janë ndër më të mirët në Maqedoni. E gjithë kjo na e vështirëson paksa punën, duke e bërë që pikët të jenë të vështira për tu fituar”.

Ndeshja FC Shkupi – Sileksi do të zhvillohet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 16:00.

Leave a Reply