Shkëndija superiore, Renova në disavantazh ndaj Vardarit

Shkëndija vazhdon të dominojë në elitën e futbollit vendor, teksa sot në ndeshjen e javës së 29-të vetëm brenda 45 minutave të para ka shënuar 3 gola ndaj Makedonija GJ.P, njofton “infOSport.mk”.

Marjan Radeski shënoi dy gola me kokë në minutat 8-të dhe 30-të, teksa goli i tretë erdhi pas një super aksioni, e ku autorë doli të jetë Omar Imeri.

Vardari falë golit të shënuar nga Filip Najdovski në minutën e fundit të pjesës së parë, 45 minutëshin e parë e mbylli me një gol, ndërkohë Bellasica me dy gola të shpejtë përmes Drobarov (21’) dhe Georgiev (30’) po avanson ndaj Akademia Pandevit.

Në Koçani Pobeda dhe  FC Shkupi po luajnë pa asnjë gol të shënuar, njëjtë sikurse edhe Sileksi dhe Rabotniçki në Kratovë.

LPFM – Java 29

Shkëndija 3:0 Makedonija GJ.P
Vardari 1:0 Renova
Pobeda 0:0 FC Shkupi
Ak. Pandev 0:2 Bellasica
Sileksi 0:0 Rabotniçki

Leave a Reply