Ja si duket renditja tabelare pas 29 xhirove

Shkëndija vazhdon pa gabime në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, teksa të shtunën në kuadër të javës së 29-të mundi Makedonija GJ.P me rezultatin 4:2, njofton “infOSport.mk”.

Me këtë “kuqezinjtë” vazhdojnë të kryesojnë renditjen në elitën e futbollit vendor me 66 pikë, 12 më shumë se Vardari, që dje iu hakmorrë Renovës, duke shënuar fitore 2:0 në Shkup.

Pas tyre vazhdon të qëndrojë Akademia Pandev me 47 pikë, ndërsa një lëvizje pozitive prej 3 vendeve ka bërë FC Shkupi, që mundi Pobedën në transfertë.

Skuadra nga Çairi numëron 39 pikë, po aq sa ka edhe Rabotniçki në vendin e 5-të, ndërkohë Renova me 36 pikë mban pozitën e 6-të.

Vetëm me një pikë më pak Makedonija GJ.P mban pozitën e 7-të, Sileksi vazhdon të ruajë pozitën e 8-të me 31 pikë, ndërkohë në dy pozitat e fundit renditen Bellasica dhe Pobeda, me 27 pikë, gjegjësisht 20 pikë.

# Ekipi Nd. F B D G-av. Pikë
1. Shkëndija 29 20 6 3 63:21 66
2. Vardari 29 15 9 5 32:17 54
3. Ak. Pandev 28 14 5 9 32:23 47
4. Shkupi 29 11 6 12 30:29 39
5. Rabotniçki 29 11 6 12 36:40 39
6. Renova 29 9 9 11 34:37 36
7. Makedonija Gj.P 29 8 11 10 35:41 35
8. Sileksi 29 7 10 12 20:35 31
9. Bellasica 29 6 9 14 25:39 27
10. Pobeda 28 5 5 18 20:45 20

Leave a Reply