Shkëndija në grupin e favoritëve në Ligën e Kampionëve

Shkëndija e Tetovës është drejt rrugës për të fituar titullin e tretë kampion dhe nëse të njejtën arrin ta bëjë definitivisht do të jetë në grupin e favoritëve në raundin e parë të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve.

Kjo u arritë falë Farencvaroisht që u bë kampion i Hungarisë dhe jo Moldivi, por gjithashtu ndihmoi edhe renditja më e mirë e tetovare se e Nju Sentsit dhe Slovan Bratislavës edhe pse të trija skuadrat posedojnë koeficient 6.000. Shkëndija mund të renditet në pozitën e 17-të në grupën e bartësve dhe si kundërshtarë mund të kenë skuadrat si Kalju, Valur, Linfild, Torshav, duke shmangur kështu ekipet si Bate Borisov, Astana, Makabi Tel Aviv, Sherif, Rosenborg e të tjera.

Shorti për raundin e parë eliminator të Çampionsit është me 18 qershor, ndërsa ndeshjet janë paraparë të luhen me 9/10 dhe 16/17 korrik.

Leave a Reply