Liverpulli në finale, Shaqa me shokë eliminojnë Barcelonën e Leo Messit (VIDEO)

Liverpulli sonte ka bërë të pamundërën, ndërsa gjithashtu ka bërë që futbolli ta dashurohet edhe më shumë nga njerëzit, kjo për shkak rezultatit dhe përmbysjes së madhe që bëri skuadra angleze përballë kampionëve të ri të vjetër të Spanjës, Barcelonës, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 3:0 në ndeshjen e parë në “Kamp Nou”, shumë pak kush besonte se Liverpulli do të mund të eliminonte Barcelonën, për më tepër që sonte në “Enfilld Roud” ku paraqit pa dyshen më të mirë, Mohamed Sallah – Roberto Firmino, megjithatë kur në bankinë ke një strateg si Jurgen Klop, gjithçka është e mundur. Në mungesë të kësaj dyshe, strategu gjerman kishte vendosur që në sulm përveç të zakonshmit Sadio Mane të inkuadrojë edhe Origin dhe Shaqirin.



I pari shënoi dy gola, ndërsa Shaqa asistoi në golin e tretë që e bëri edhe më të lehtë udhëtimin drejt finales së madhe, aty ku Liverpulli do të mirëpret fituesin nga përballja midis Ajaksit dhe Totenhamit.

Ndryshe përveç sulmuesit Origi, që realizoi dy gola, nga një në secilën pjesë, dy të tjerë realizoi rezervisti Vijnaldum, që u tregua si një zëvendësim  perfekt i trajnerit gjerman.

Leave a Reply