Huan Felipe largohet nga Vardari, Shkëndija gati ta rrëmbejë!

Huan Felipe me shumë gjasa nuk do të vazhdojë me Vardarin. Frantazisti brazilian i dëshpëruar me situatën në të cilën ndodhet  skuadra shkupjane, është gati të braktis Vardarin. Kjo skuadër gjatë gjithë sezonit haste në probleme financiare, ndërsa disa borxhe ndaj futbollistëve, bënë që Federata e Futbollit të Maqedonisë mos të ju ndajë atyre liçencën për në Europë, edhe përkundër faktit se sezonin 2018/2019 e mbyllën në pozitën e dytë.

Huan Felipe, që njëherit është edhe më i dalluari në rradhët e Vardarit, është futbollisti i parë që pritet të largohet, ndërsa emri i tij lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra kampione e Shkëndijës.

Emri i tij si opcion doli edhe vitin e kaluar, mirëpo atë kohë braziliani kishte vendosur që ti bashkohet skuadrës së Kairat Almati nga Kazakistani.

Huan Felipe te Vardari u rikthye gjatë stinorit pranveror, ku regjistroi 16 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

Mirëpo Huan Felipe, nuk do të jetë futbollisti i vetëm që pritet të largohet nga Vardari, pasi me valixhe në dorë janë edhe Klarens Bitang, Vilian Lira dhe kapiteni Goran Popov, i cili që nga viti i kaluar nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me fanellën e skuadrës nënkampione të vendit.

Leave a Reply