FC Shkupi zyrtarizon pesë largimet nga Çairi

Te tabori i Shkupit si duket ka nisur puna e merkatos para fillimit të eliminatoreve për Liga Europa. FC Shkupi sot ka zyrtarizuar pesë largimet nga klubi.

Sipas komunikatës në “ueb faqen” zyrtare të klubit, Shkupi ka ndërprerë bashkëpunimin vetëm me mbrojtësin Amir Bilalin e cila thuhet se është bërë me marrëveshje të dyanshme, ndërsa kontratat nuk iu kanë rinovuar futbollistëve si Viktor Angelov, Armel Badrji, Maharafa Tandina dhe Ergin Abdul, të cilët tashmë mbeten futbollist të lirë.

FC Shkupi ka falënderuar të gjithë futbollistët për mundin dhe angazhimin e dhënë gjatë kësaj periudhe që ishin pjesë e klubit “bardhekaltër”.

Leave a Reply