Strakosha në radarin e Arsenalit!

Arsenali ka hyrë në garën për të siguruar shërbimet e portierit shqiptar të Lacios, Thomas Strakosha.

Mediat italiane raportojnë se “topçinjtë” po kërkojnë me ngulm një portier të ri, ndërsa pikërisht Strakosha shihet si ideali. Mirëpo për të arritur transferimin e tij në Londër, Arsenali duhet të mposhtë konkurrencën e klubit tjetër londinez, Totenham, që gjithashtu interesohet tashmë një kohë më të gjatë për gardianin shqiptarë.

Gjithsesi, italianët e Lacios mund të hyjnë në diskutime për shitjen e 24 vjeçarit vetëm për një shifër që fillon nga 30 milionë euro, shifër kjo që realisht mund të mbulohet nga të dyja këto skuadra, si Arsenal dhe Totenham.

Rikujtojmë pjesë e Arsenalit janë edhe Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, ashtu që Strakosha do bëhej shqiptari i tretë që do luante me “topçinjtë”, ndërsa nëse do të ndodhte që të pranonte ofertën e Totenham, atëherë do bëhej shqiptari i parë që do të luante për “spërsat”.

Leave a Reply