Mësoni 5 kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në Ligën e Kampionëve

Nesër Shkëndija eTetovës edhe zyrtarisht do të mësojë emrin e kundërshtarit në raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian. Ndërkohë që  sot UEFA ka ndarë grupet, ku shihet renditja e skuadrave dhe mundësitë se kush me kë mund të luaj, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj Shkëndija ndodhet në grupin 1, bashkë edhe me skuadrat tjera bartëse, Astana (Kazakistan), Ludogorets (Bullgari), Crvena Zvezda (Serbi) dhe AIK (Suedi).

Që të gjitha këto skuadra nuk mund të luajnë mes vete, ndërsa si kundërshtarë të mundshëm të skuadrës tetovare dhe 4 skuadrave tjera më lartë, janë Suduva (Lituani), CFR Kluzh (Rumani), Ferencvarosh (Hungari), Nõmme Kalju (Estoni) dhe Ararat-Armenia (Armeni).

Nëse Shkëndija eviton 3 emrat e parë, si Suduva, CFR Kluzh dhe Ferencvarosh, atëherë “kuqezinjtë” do të kenë gjasa reale për të kaluar në raundin tjetër të Ligës më prestigjioze Europiane, Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply