Arrestohet Mishel Platini!

Ish presidenti i Shtëpisë së Futbollit Europian (UEFA), Mishel Platini është arrestuar sot në Paris, me preteks se i njëjti ka ndikuar që Katari të fitoj garën për vendin organizatorë të Botërorit për vitin 2022.

Platini është shoqëruar nga policia e antikorrupsionit, ndërsa i njëjti është akuzuar shpeshherë se ka favorizuar në garë Katarin.

Platini thuhet se atë kohë vetëm disa ditë para se të merrej vendimi mbi vendin organizator, kishte takuar zyrtarë nga Katari në një hotel në Zvicër, ndërkohë që në vitin 2014 është takuar në fshehtësi edhe me zyrtarin Mohamed bin Haman, vetëm pak çaste para votimit.

Platini kishte qenë në krye të UEFA-s për 8 vite (2007-2015), teksa më pas u pezullua nga Komisioni i Etikës në FIFA.

Përveç tij në këtë hetim është arrestuar edhe Klod Gin, këshilltarë i ish presidentit francez, Nikolas Sarkozi.

Leave a Reply