FC Shkupi, Ak.Pandev dhe Makedonija GJ.P mësojnë kundërshtarët në Liga Europa

Tre skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi, Akademia Pandev dhe Makedonija GJ.P kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre në rrethin eparë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Kështu goglat deshën që skuadra nga Çairi, FC Shkupi të peshkoj skuadrën armene të Pjunik, skuadër kjo që në të kaluarën kishte luajtur edhe me Pobedën.

Akademia Pandev në sezonin e saj debutues në Europë do të luaj kundër skuadrës boshnjake të Zrisnki.

Ndeshjen e parë skuadra nga Strumica do ta zhvillojë si vendas me 11 korrik, ndërsa ajo kthyese në program është me datë 18 korrik.

Ndërkohë skuadra e tretë përfaqësuese e Maqedonisë, Makedonija GJ.P për kundërshtarë në fazën e parë eliminatore të Liga Europa do të ketë skuadrën e Alashkert, gjithashtu nga Armenia.

Ndeshjen e parë skuadra shkupjane do ta zhvillojë si mysafir me 11 korrik, ndërsa atë kthyese në Shkup me 18 korrik, njëjtë sikurse edhe FC Shkupi, mirëpo me siguri se do të ketë ndryshime, duke pasur parsysh se të dyja skuadrat ndeshjet e tyre do të duhet ti zhvillojnë në stadiumin e njëjtë, “Todor Proeski”.

 

Leave a Reply