Falë magjisë së Ibraimit, Shkëndija avanson ndaj Zhilinës (VIDEO)

Shkëndija e ka mbyllur me epërsi minimale 45 minutëshin e parë të takimit kontrollues kundër Zhilinës, njofton “infOSport.mk”. 1:0 është rezultati i 45 minutave të para, falë super golit të shënuar nga Besart Ibraimi, i cili pas më shumë se 7 muajsh e nisi një ndeshje si titullarë.

Alimi kombinoi me Ibraimin, ndërsa ky i fundit pasi u lirua në mënyrë të shkëlqyeshme ndaj futbollistit kundërshtarë me të djathtën e tij me një goditje shumë të matur shënoi në rrjetën e sllovakëve.

Shkendija e mbylli me epersi minimale pjesen e pare ndaj Zhilines, super gol i Besart Ibraimit

Shkendija e mbylli me epersi minimale pjesen e pare ndaj Zhilines, super gol i Besart IbraimitSHKËNDIJA – ZHILINA 1:0(B. Ibraimi 39')

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 27 юни 2019 г.

Osmani edhe këtë ndeshje e nisi me formacionin më të mirë, me të cilin do ti zhvillojë edhe ndeshjet e sezonit të ri, duke filluar që nga ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Nome Kalju.

Për Shkëndijën është kjo ndeshja e tretë që po e zhvillon në tokën sllovene, pas atyre ndaj Olimpija (1:0) dhe Zlin (0:1).

Leave a Reply