ZYRTARE: Amir Rrahmani u prezantua te Verona

Drejtuesit e Veronës sot kanë publikuar lajmin e zyrtarizimit të mbrojtësit shqiptarë, Amir Rrahmanit.

​Skuadra nga Serie A, ka shkruar se Rrahmani do jetë pjesë e tyre deri në vitin 2023.


LEXO GJITHASHTU: ZYRTARE, Amir Rrahmani pjesë e Veronës në “Serie A”


“Nga 1 korriku mbrojtësi Amir Rrahmani (1994), do jetë futbollist i ri i Hellas Verona. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023”, – thuhet në njoftimin zyrtar.


LEXO GJITHASHTU: Adrian Aliaj për “infOSport.mk” zbulon detajet e kontratës së Rrahmanit me Veronën


Rrahmani është transferuar te Verona për 2.1 milionë euro nga Dinamo Zagreb. Në të kaluarën futbollisti kosovar ka luajtur edhe me Drenicën në Kosovë, Partizanin në Shqipëri, RNK Split, Lokomotivën e Zagrebit dhe Dinamo Zagrebin në Kroaci.

 

Leave a Reply