Sebajos shumë pranë Milanit

Spanjolli i Realit të Madridit, Dani Sebajos është vetëm një hap larg Milanit. “Kuqezinjtë” pasi thuasje kanë zyrtarizuar afrimin e Theo Hernandez janë gati të afrojnë një tjetër futbollist që është në kontratë me Realin e Madridit.

Sipas mediave në Spanjë dhe Itali akordi mes klubit nga Lombardia dhe atij nga Madridi tashmë është gjetur dhe mesfushori me shumë gjasa do të kalojë në formë huazimi tek Milani për shifrën e 8 milionë eurove, ndërsa “kuqezinjtë” do kenë të drejtë ta blejnë të plotë kartonin e 22-vjeçarit për një shifër mes 32 dhe 35 milion eurove pas një viti.

Megjithatë duket se Reali nuk kërkon të heqë dorë plotësisht nga futbollisti andaluz pasi parashikohet që në kontratë të jetë edhe klauzola e riblerejes për 40 milion euro, e njëjta formulë që u ndoq me Moratën kur ky i fundit kaloi tek Juventusi në vitin 2014-të.

Sebajos në dy sezonte tek Rali i Madridit luajti gjithsej titullar në kampionat në vetëm 17 ndeshje duke realizuar 5 gola në La Liga, kjo ka bërë që 22-vjeçari të kërkoj vetë largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Ndërkaq që “kuqezinjtë” po punojnë edhe për merkaton në dalje në mënyrë që të përfitojnë të ardhura të vlefshme, pranë largimit janë Bilja, Kesie, por edhe Xhanluixhi Donaruma.(SS)

Leave a Reply