Të premten në qendër të Tetovës press për spektaklin “Night of the Champions”

Senad Gashi vjen në Tetovë për tu përballur me boshnjakun Jasmin Hasiq, ndërsa boksieri tetovarë Lulzim Ismaili ndeshet me serbin Mihajlo Rajiq në duelin e tij të tretë në boksin profesionist. Tetova të shtunën pret edicionin e tretë të spektaklit të boksit, “NIGHT OF THE CHAMPIONS” me promotor Bekim Hoxha-n që do të sjellë 7 lufta të boksit profesionsit dhe 8 të atij amatorë. Një ditë para spektaklit (e premte ora 14:00) në qendër të Tetovës para mediave organizatorët do të bëjnë matjen zyrtare të boksierëve pjesëmarrës me çka palarajmërojnë spekatklin e ditës së shtunë.

Boxklub Shkëndija No Limit më 26.07.2019 (e premte) organizon konferencë për shtyp për paralajmërim të spektaklit të boksit “NIGHT OF THE CHAMPIONS” që do të mbahet më 27.07.2019 (e shtunë) në sheshin Iliria të Tetovës nën organizim të Boxklub Shkëndija No Limit dhe promotorit shqiptar që vepron në Leverkusen të Gjermanisë, Bekim Hoxha.
Konferenca për shtyp do të zhvillohet në qendër të Tetovës (sheshi Iliria) dhe në të njejtën do të prezantohen duelet e boksit që do të zhvillohen të shtunën, ndërsa në prani të publikut dhe mediave do të bëhet edhe matja zyrtare e boksierëve pjesëmarrës.

Spektakli “NIGHT OF THE CHAMPONS” do të zhvillohet të shtunën në sheshin e Tetovës, me fillim në orën 18:00, ndërsa në të njejtin do të zhvillohen 7-të duele të boksit profesional dhe 8 të atij amator. Mes tjerash, vlen të ceket se dueli kryesor do të zhvillohet ndërmjet boksierit pejan që jeton në Spanjë, Senad Gashi dhe boshnjakut Jasmin Hasiq, luftë kjo e vlefshme për titujt UBF (“Universal Boxing Federation Europe”) dhe GBF (Global Boxing Federation World Title). Ky spektakël do të sjellë edhe duelin e boksierit tetovar Lulzim Ismaili kundër serbit Mihajlo Rajiq. Për Ismailin kjo do të jetë lufta e tretë në boksin profesionist, e para në Tetovë pas dy paraprakeve të zhvilluara në Gjermani.

Ky do të jetë edicioni i tretë në katër vitet e fundit i spektaklit të boksit “NIGHT OF THE CHAMPIONS”, ndërsa organizatorët paralajmërojnë se njejtë si vitet paraprake edhe tani publiku do të mund të ndjek luftat pa pagesë.

Leave a Reply