Van Persi: Liverpulli dhe Siti janë skuadrat më të mira në botë

Liverpulli dhe Mançester Siti të dielën u ndeshën në Superkupën e Anglisë në prag të fillimit të sezonit të ri.

Dy skuadrat e para të sezonit të kaluar treguan lojë shumë të bukur dhe të barabartë duke treguar edhe një herë se janë favorit edhe gjatë këtij sezoni.

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Mançester Junajtedit, Robin Van Persi ka thënë se Liverpulli dhe Mançester Junajtedi janë skuadrat më të forta në botë për momentin.

“Mançester Siti, mendoj se janë të frikësuar nga Liverpulli. Siti në një farë mënyre, nuk ka frikë nga askush përveç Liverpullit. Unë mendoj se ajo që mësuam sot është se këto dy ekipe, Liverpulli dhe Mançester Siti, janë dy skuadrat më të mira në Botë”, ka thënë holandezi.

Leave a Reply