Gostivarasi Mustafi po kalon ditët e fundit te Arsenali!

Mbrojtësi me origjinë nga Gostivari, Shkodran Mustafi po i kalon ditët e tij të fundit te Arsenali.

Reprezentuesi i përkohëshëm i Gjermanisë, nuk bënë pjesë në planet e skuadrës londineze, të cilët po mendojnë shitjen e shqiptarit që gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, e ardhmja e Mustafit është e lidhur me “Serie A” dhe skuadrën e Romës, drejtuesit e së cilës skuadër kanë shprehur interesim.

Nëse do ndodhte një gjë e tillë, atëherë Mustafi do të luante sërish në kampionatin italian, pasi më parë kishte veshur fanellën e Sampdorias.

Mustafi vlerësohet në rreth 20 milionë euro, ndërsa Roma synon ta marrë si huazim një vjeçar.

“Ujkesha Romake” i ka propozuar Arsenalit huazimin e futbollistit për 3 milion euro me të drejtë blerje për 17 të tjera vitin e ardhshëm.

Edhe paga e lojtarit prej tre milionë euro në sezon është e përballueshme për Romën, skuadër kjo që gjithashtu po vëzhgon edhe dy mbrojtësit Toby Alderveireld (Totenham) dhe Daniele Rugani (Juventus).

 

Leave a Reply