Babai i Mustafit: Roma dhe Monako u “trishtuan” nga kërkesa e Arsenalit

Babai i Shkodran Mustafit, Kujtimi, paralajmëron se Arsenali duhet të kërkojë çmime më normale pasi thuhet se kërkoi 27 milionë euro nga Roma dhe Monako për mbrojtësin shqiptar me origjinë nga Gostivari.

Skuadra italiane është ende në kërkim të një qendërmbrojtësi, pasi Kostas Manolas u transferua te Napoli gjatë kësaj vere.

Ata shikuan disa opsione brenda Italisë, ndërsa tani Mustafi është në radarin e tyre, por si duket është lojtar i shtrenjtë për ta.

“Shkodran kaloi shumë mirë me Arsenalin. Ne kemi ende kontratë për dy vjet dhe mund të imagjinojmë të qëndrojmë në Londër”.

“Megjithatë, më e mira për të dy palët është ndoshta të punohet për një transferim. Por për këtë gjithashtu duhet çmime reale të tregut”, tha babai dhe agjenti i Shkodranit, Kujtim Mustafi.

Për 27-vjeçarin Mustafi “Serie A” nuk është një kampionat i panjohur, pasi nga janari i vitit 2012, deri në gusht të vitit 2014 luajti me Sampdorian, ndërsa Arsenalit iu bashkua gjatë vitit 2016-të nga rradhët e Valencias për një shifër prej 41 milion eurosh.

Leave a Reply