FC Shkupi – Renova, formacionet zyrtare

FC Shkupi dhe Renova me fillim në ora 17:00 në stadiumin e Çairit do të takohen në ndeshjen e javës së tretë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. “Gjipspunuesit” në Shkup vijnë si lider të tabelës pas dy fitoreve të njëpasnjëshme në dy xhirot e para të sezonit të ri, ndërkohë FC Shkupi në këtë ndeshje futet pas asaj disfate në transfertë me Rabotniçkin.

Kur kanë mbetur më pak se edhe gjysmë ore deri në fillim të takimit, trajnerët e të dyja skuadrave tashmë kanë publikuar formacionet me të cilët do të zbresin në fushë.

Trajneri i FC Shkupit, Umit Karan ka vendosur të ju besojë të njëjtëve futbollistë si në ndeshjen e fundit kundër Rabotniçkit, me Tulion në portë, Stojanovskin, Ismailin, Adilin dhe Ilieskin në mbrojtje, Bajramin, Bilalin dhe Lamine në mesfushë, ndërsa në sulm do të veprojë treshja, Serzhinjo, Lika dhe Jurina.

Njëjtë sikurse homologu i tij, edhe strategu i Renovës, Bujar Islami ka vendosur të ju besoj futbollistëve të njëjtë, sikurse në ndeshjen me Struga Trim Lum, me të vetmin ndryshim në mesfushë, ku vendin e të lënduarit Armend Aliu do ta zë Jasir Selmani.

Pra në portë do të jetë Hadis Veli, në mbrojtje në krahë do të manovrojnë Bashkim Velija dhe Fisnik Zuka, teksa në qendër do të jenë Saimir Fetai dhe Nenad Mishkovski. Në mesfushë Burim Sadiki, Bojan Miovski dhe Jasir Selmani, ndërsa treshja ofenzive përbëhet prej Remzifaik Selmanit, Argjent Gafurit dhe Florian Kadriut, një ish futbollist ky i FC Shkupit.

Leave a Reply